Gashi nga Dibra: BDI ka zgjedhur ta shajë Rusinë, për t’i ikur kritikës për hajninë

1 Min. Leximi

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi nga tubimi qendror i koalicionit VLEN që po mbahet në Dibër, tha se është i sigurt se emri i zgjedhur i dibranëve për të votuar në zgjedhjet presidenciale do të jetë emri i Arben Taravarit.

Gashi tha se ata nuk kanë dilemë se Maqedonia e Veriut e ka vetëm një mundësi dhe ky është integrimi i vendit në BE.

- Advertisement -

“Siç nuk kemi asnjë dilemë se ky integrim nuk mund të ndodhë derisa kemi një nomenklaturë politike që shquhet për angazhim antieuropian”, u shpreh Gashi.
Gashi tha se “BDI në pamundësi që të flet për arsimin sepse janë shkatërrues të arsimit, në pamundësi të flasin për ekonominë, për shkak se janë vet fajtorët e varfërisë, në pamundësi që të flasin për korrupsioni sepse ata janë ajka e të korruptuarve, në pamundësi të flasin për drejtësinë sepse ata janë abuzuesit me gjyqësinë dhe prokurorinë, ata kanë zgjedhur ta shajnë Rusinë, që ashtu ti shpëtojnë kritikës për hajninë”.

- Advertisement -

Afrim Gashi tha se opozita e bashkuar ka ofertë por së pari BDI duhet të jep llogari, sepse sipas tij, ata nuk mund të fshihen pas Rusisë duke i ikur llogarisë që duhet dhënë para popullit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull