Gashi: Ju faleminderit 10 mijë herë, vazhdojmë drejt fitores!

1 Min. Leximi

Kreu i Alternativës, Afrim Gashi ka falënderuar të gjithë mbështetësit e VLEN-it në lidhje me nënshkrimet e mbledhura për kandidaturën e Arben Taravarit për president të vendit.

Gashi në një postim në facebook shkruan se popullin është me VLEN-in.

- Advertisement -

Të dashur mbështetës të koalicionit VLEN, falë mbështetjes suaj gjithëpërfshirëse, nënshkrimet për kandidaturën e z. Arben Taravari për president të RMV-së e kanë tejkaluar numrin 10.000.
Edhe njëherë dëshmuam se populli është me ne dhe se ia VLEN të jesh në anën e duhur në këtë çast.
Ju faleminderit 10 mijë herë.
Vazhdojmë drejt fitores!

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull