Ganiu premton realizimin e shumë projekteve brenda vitit në Çair

2 Min. Leximi

Nga komuna e Çairit kanë prezantuar shumë projekte projekte të mëdha infrastrukturore. Kreu i komunës, Visar Ganiu premton se projektet do të realizohen gjatë këtij viti, ndërsa shton se “të gjitha projektet janë të përgatitura me dokumentacion teknik dhe kanë siguruar lejet për ndërtim”.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Projektet kryesore përfshijnë:

Rikonstruksionin e rrugës “Parashqevi Qiriazi” në gjatësi prej 354.26 metra.
Rikonstruksionin e rrugës “Dervish Hima” dhe të gjitha rrugët anësore me gjatësi prej 687.77 metra.
Rikonstruksionin e rrugës “Emin Duraku” dhe parkingut me gjatësi prej 383.12 metra.
Rikonstruksionin e rrugës “Strumiçka” dhe dy rrugët anësore me gjatësi prej 523.51 metra.
Vlera totale e këtyre projekteve arrin në 28.6 milion denarë (465,240 euro) dhe do të financohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të projektit “250 milion euro për komunat.”

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Gjithashtu, është në fazën përfundimtare përgatitja e dokumentacionit teknik për rikonstruksionin e plotë të Parkut të Çairit, ndërkohë që Komuna nga buxheti i saj do të realizojë rikonstruksionin e shtigjeve për këmbësorë dhe vendosjen e këndeve të lojërave për fëmijë.

Rikonstruksioni i sallës “Partizan” ka filluar dhe do të zhvillohet më tej projekti për rikonstruksionin e fushës së futbollit në stadiumin e Çairit, duke synuar krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive në këtë zonë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull