Fundi nën plumba i një reperi të famshëm

2 Min. Leximi

Një reper suedez, i cili u shpall artisti i vitit të muzikës hip-hop të Suedisë muajin e kaluar, u vra në një shkëmbim zjarri mes bandave në Gothenburg, tha sot policia e vendit.

I njohur me pseudonimin “reperi i maskuar”, C. Gambino, 26 vjeç, u qëllua për vdekje në një parking mbrëmë, tha policia.

- Advertisement -

“Policia ka nisur hetimet për vrasje. Për momentin nuk ka asnjë të arrestuar”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ajo vrasje ishte “e lidhur me një mosmarrëveshje bandash” dhe reperi ishte i njohur për policinë, tha një zëdhënëse e policisë për AFP.

Fotot e publikuara nga vendi i sulmit tregojnë një derë xhami të parkingut të mbushur me plumba.

C.Gambino publikoi këngën e tij të fundit “Sista Gang” (“Hera e fundit” në suedisht) më 1 maj. Është transmetuar tashmë 700,000 herë në Spotify. Sipas platformës, reperi mbledh rreth 1 milion dëgjime në muaj.

- Advertisement -

“Ai ishte një nga këngëtarët më të mëdhenj të hip-hop-it në Suedi,” tha eksperti suedez i repit Peter Hallen për agjencinë e lajmeve TT, duke shtuar se vdekja e tij ishte “një goditje e rëndë për skenën e repit në Goteborg dhe në të gjithë Suedinë”.

“Gjëja më tragjike është se ai kohët e fundit ishte larguar nga bota e krimit për t’iu përkushtuar shprehjes së ndjenjave dhe marrëdhënieve”, shtoi ai.

Një tjetër reper i famshëm suedez, Einar, u qëllua për vdekje si pjesë e një konfrontimi midis bandave kriminale në tetor 2021. /tesheshi.com/

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull