E pozicionuar ne Green Coast qendra tregtare do te ofroj sherbime gjate gjithe kohes e do te kete mbi 20 njesi tregtare dhe sherbimi.
Galeria by TEG eshte ndertuar bazuar ne atributet e bregdetit me te bukur te rivieres joniane, nje investim ky qe shenon nje tjeter atribut qe i shtohet Green Coast si investimi me i madh ne turizmin shqiptar.
Ceremonia e hapjes se Galeria by TEG mblodhi bashke banore te zones, bashkepunetor biznesi, perfaqesues te medias dhe spektaklit, influencera qe pershendeten me entuziazem kete sipermarrje te re, qe I mungonte “puzzle” te sherbimeve te Green Coast.
Kjo qender tregtare do te kete markat me te rendesishme per te plotesuar nevojat e gjithe banoreve te zones, atyre qe shpenzojne kohe per te kaluar pushimet, atyre qe jane ne udhetim apo atyre qe duan te vijne te bejne pazar duke shijuar bregdetin dhe eksperiencen e natyres. Galeria by TEG do te kete marka te mirenjohura sic eshte Spar, per te plotesuar nevojat ditore te te gjitheve, do te kete gjigantin e elektronikes ne Shqiperi qe eshte Neptun, do te kete zgjedhje ne veshje, ne aksesore si dhe disa sherbime te nevojshme per nje qender te ketij lloji.
Galeria by TEG eshte nje derivat i frymezuar nga eksperienca ekselente e qendres tregtare TEG, e cila eshte qendra me e madhe dhe me e vizituar ne vend.
Galeria by TEG eshte pjese e grupit Balfin, grupit me te madh financues ne rajon.