Bekim Sali: 11 Korriku mbetet një kujtesë e dhimbshme për një nga tragjeditë më të mëdha në historinë bashkëkohore të Evropës

1 Min. Leximi

11 Korriku mbetet një kujtesë e dhimbshme për një nga tragjeditë më të mëdha në historinë bashkëkohore të Evropës.

Sot nderojmë me respekt viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe shprehim solidaritetin tonë me familjet e tyre, të cilat edhe pas tri dekadash vazhdojnë të mbajnë peshën e kësaj humbjeje të rëndë.

Ruajtja e kujtesës historike është detyrim moral dhe institucional. Vetëm duke mbrojtur të vërtetën, duke forcuar drejtësinë dhe duke promovuar paqen, dialogun dhe respektin për dinjitetin njerëzor, mund të ndërtojmë një të ardhme ku tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat e Srebrenicës.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull