Forumi i Gruas i Alternativës organizoi eveniment me strukturat e degëve të forumeve të grave, për të shënuar Tetorin Rozë – muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
“Aktiviteti kishte për qëllim të rrisë vetëdijen dhe të inkurajojë gratë të mbështesin njëra-tjetrën në përballimin e kësaj sfide shëndetësore. Kryetarja e Forumit të Gruas të Alternativës, Albulena Demiri Zendeli, mbajti një fjalim të veçantë, duke dhënë mesazhe solidarizimi dhe përkrahjeje. Në këtë takim ishin prezente edhe deputetja Imërlije Saliu Fetahi dhe zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiku Shaini, të cilat theksuan rëndësinë e kujdesit dhe unitetit në luftën kundër kancerit të gjirit. Ky aktivitet shënon angazhimin e përbashkët për promovimin e shëndetit dhe mirëqenies në komunitetin e grave”, thuhet në njoftimin e partisë Alternativa.