Flet 7 gjuhë, udhëheq një doktoraturë – Arlinda Amiti na bën krenarë!

1 Min. Leximi

Ajo është një ndër femrat më të shkolluara shqiptare në Zvicër, por mbetet një figurë e thjeshtë, e përkushtuar dhe larg vëmendjes mediatike. Profesoresha Arlinda Amiti, aktualisht ligjëruese në Universitetin e Bazelit, po shkruan një kapitull të ri në historinë e diasporës shqiptare.

E diplomuar dhe e formuar akademikisht në Zvicër, Amiti është koordinatore e programit të doktoraturës “Islami dhe Shoqëria: Studime Teologjike Islame” në Qendrën Zvicerane për Islamin dhe Shoqërinë (SZIG), një nga institucionet më prestigjioze për studime islame në Evropë.

- Advertisement -

Përtej titujve akademikë dhe pozicionit të lartë, ajo njihet për modestinë e saj të rrallë – i shmanget publicitetit, nuk i pëlqen të flasë për veten dhe nuk kërkon lavdi. Për të, suksesi është punë e përditshme, jo vetëlavdërim.

“Arlinda Amiti është më shumë se shembull i integrimit – ajo është një gur themeli në ndërtimin e urave mes kulturave, besimeve dhe komuniteteve në Zvicër,” shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull