Amir Elezi: Fitorja do të jetë aq bindëse saqë nuk do të kenë asnjë mënyrë për ta vjedhur atë!
Nënkryetari i Alternativës, Amir Elezi, tha se para shqiptarëve është një fitore e madhe në zgjedhjet që do të mbahen më 8 maj.
Ai tha se nuk ka dyshim se do të ndodhe fitorja, por sipas tij, kjo fitore do të jetë aq bindëse dhe aq e madhe saqë për ta nuk do të ngel asnjë lloj mënyre për ta vjedh atë siç ka ndodhur në 2017 kur kanë konkurruar për komunën apo edhe në 2020-tën.
“Kjo fitore kaq bindëse, ky mllef i akumuluar te njerëzit do të jetë i pandalshëm dhe do të shprehet në kutitë e votimit dhe më pastaj do të vjen dita kur secili do të jep llogari për atë që ka bërë, për dënimin e madh që ua ka bërë shqiptarëve këtyre 20 vite”, deklaroi nënkryetari i Alternativës, Amir Elezi.
Ai tha se programi zgjedhor i tyre është përgatitur në mënyrë që ka detektuar të gjitha nevojat të cilat janë për popullatën shqiptare dhe i parasheh zgjidhjet e të njëjtave probleme.