Na nevojitet axhendë gjithpërfshirëse socialdemokratike për procesin e zgjerimit, sepse ai nuk është vetëm përshgtatje mekanike ose zbatim administrativ i kritereve për anëtarësim, por gjithnjë e më shumë bëhet çështje e rëndësishme politike dhe gjeopolitike, porositi lideri i LSDM-sl, venko Filipçe në fjalimin në panelin “Mbështetje praktike e përgatitjeve për aderim në BE”, në kuadë të Konferencës në organizim të Programit “Vili Brant” për zgjerimin e BE-së në Aleancë progresive të socialistëve dhe demokratëve (SD) që po mbahet në Bruksel.
“Në këto kohëra transformuese, përgjigjja socialdemokrate jo vetëm që është relevante, por është edhe e domosdoshme në bazë të parimeve dhe udhërrëfyesve kohorë për adaptim shoqëror dhe politik, e cila do të sigurojë se askush nuk do të mbetet i përjashtuar dhe do të vendos prioritet në bashkëpunimin transatlantik, mekanizmin digjital, barazinë sociale dhe integritetin demokratik”, tha Filipçe, duke shtuar se në kontekst të zhvendosjeve dinamikre gjeopolitike, kompleks dhe thelbësor bëhet imperativi për mbrojtjen e demokracisë dhe sigurisë dhe për qasjen socialdemokrate në bashkëpunimin transatatlntik.
Kjo, sipas tij, nuk është më askund me rëndësi vitale sesa për rajonin Ballkanit dhe në vendin, e cila siç tha, ndodhet në udhëkryqi mes integrimit evropian dhe ngjarjeve moderne gjeopolitike.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Filipçe theksoi se është e nevojshme që Partia e Socialistëve Evropianë dhe Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian të zhvillojnë axhendën e tyre socialdemokrate për zgjerim, e cila do të vendosë vija të qarta të kuqe bazuar në standardet socialdemokrate për përmbushjen e kritereve për anëtarësim.
“Përveç kësaj, ne si socialdemokratë duhet të kuptojmë se ngërçi në integrimin evropian të secilit prej vendeve kandidate nuk është çështje teknike apo administrative. Ngërçi vetëm forcon tendencat autoritare dhe forcon forcat politike të djathta dhe të djathta ekstreme, duke dëmtuar zhvillimin demokratik të këtyre vendeve”, theksoi Filipçe.
Nga atje, sipas tij, tani është koha që socialdemokratët të angazhohen për forcimin e procesit të anëtarësimit, i cili prej kohësh është peng i inercisë dhe mungesës së vizionit.
“Në politikë nuk ka hapësirë të zbrazët. Nëse socialdemokratët evropianë nuk e plotësojnë vakuumin ekzistues, qtëherë këtë do ta bëjnë forcat antidemokratike dhe antievropiane”, theksoi Filipçe
Në përgjigje të pyetjes së eurodeputetit Tonino Pacula për vlerësimin e ndarjes së vendit dhe Shqipërisë në rrugën evropiane, Filipçe tha se është e vështirë të shprehet ndjenja kur ndodhi ndafrja, për shkak të së cilës na vinte shumë keq dhe shumë rëndë, por se atë që e ka bërë Tirana është shembull se si një Qeveri dhe një vend duhet të punojnë në interes të popullit të tyre.
“Megjithatë mendoj se nuk duhet të lejojmë që kjo vinesë të rritet, sepse nëse vonojmë shumë do të jetë më vështirë t’i arrijmë. Pyetja e duhur është se cila është arsyeja për shkak të së cilës Qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut nuk bën progres në rrugën evropiane. Dyshojmë se ka ndikim të madh të Hungarisë dhe Qeverisë hungareze”, tha Filipçe.
Sipas tij, çështje me rëndësi është edhe se si do të jetë roli i koalicionit të partive të shqiptarëve që është pjesë e Qeverisë aktuale, e cila gjatë formimit të saj, siç tha, premtoi se ndryshimet kushtetuese do të ndodjhin për një periudhë prej gjashtë muajve.
Në përgjigje të së njëjtës pyetje nga Picula, ministri shqiptar Taulant Balla, i cili ishte gjithashtu në mesin e panelistëve, theksoi se Shqipëria do të donte që të gjitha vendet kandidate të fillonin negociatat e anëtarësimit në grupe, përfshirë Maqedoninë e Veriut, por se marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen.
“Edhe qeveria aktuale dhe shumica aktuale në Maqedoninë e Veriut duhet t’i respektojnë ato. Ata janë të lumtur sepse kanë një opozitë që do të votojë “pro”. Kur keni një opozitë që do të votojë “pro”, është shumë e lehtë”, shtoi Balla.