Filipçe: LSDM kërkon deklasifikim të menjëhershëm të dokumenteve nga rasti me ASK-në

2 Min. Leximi

LSDM kërkon deklasifikim të menjëhershëm të të gjithë dokumentacionit nga rasti që qeveria në opinion e paraqiti si aferë përgjimi, thekson kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në Fejsbuk.

“LSDM kërkon deklasifikimin e menjëhershëm të të gjithë dokumentacionit nga rasti që qeveria në opinion e paraqiti si një aferë përgjimi. Ekziston një procedurë e qartë për këtë, sipas së cilës ASK mund të zbulojë të gjitha informacionet dhe dokumentet. Rasti duhet të jetë i disponueshëm për opinionin në mënyrë që të gjykojë nëse dhe kush e ka keqpërdorur pozicionin e tij në shërbimet e sigurisë. Nëse ASK nuk e bën këtë, do të jetë e qartë se kjo do të jetë një tjetër përpjekje e pasuksesshme për manipulim. Ashtu si ishin rastet e disa destabilizimeve, për monitorim me me dronë, për përpjekjeve për ryshfet nga kompani të huaja të kryeministrit dhe histori të ngjashme për të cilat nuk u mësua asgjë më shumë”, shkruan Filipçe.

- Advertisement -

Sipas tij, VMRO-DPMNE po luan me aparatin e sigurisë dhe po e përdor atë për politikë ditore, ashtu siç bën me të gjitha çështjet e tjera serioze kombëtare.

- Advertisement -

“Kjo është një Veçori e politikanëve infantilë dhe partive populiste, interesi i vetëm i të cilëve është se si ta largojnë vëmendjen nga problemet me të cilat përballen qytetarët. Është mirë që askush nuk u beson këtyre strategjive të kota nga koha e Nikola Gruevskit, të cilat tani po riciklohen në kushte kur Qeveria nuk ka rezultate”, qëndron në publikimin e Filipçes.

Filipçe: LSDM kërkon deklasifikim të menjëhershëm të dokumenteve nga rasti me ASK-në
|

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull