Feti Abazi: Në Pirok, po ndërtojmë murin mbrojtës, pranë shkollës fillore. “Siguria e nxënësve, mbetet prioritet”

1 Min. Leximi

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, së bashku me kryetarin e këshillit komunal Florim Rakipi dhe drejtorin e shkollës fillore të fshatit Pirok Besim Besimi. Kanë mbikëqyrur sot punimet e ndërtimit të murit mbrojtës, pranë
shkollës së këtij fshati.

Lajmin, e ka bërë të ditur kryetari Abazi, përmes një postimi në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

“Në Pirok po ndërtojmë murin mbrojtës dhe kanalin kullues pranë shkollës fillore “Sami Frashëri”!

Kemi filluar një projekt me rëndësi të veçantë për mbrojtjen e oborrit dhe objektit të shkollës nga rrëshqitjet e dheut dhe ujërat nëntokësore. Ky investim do të rrisë sigurinë e nxënësve dhe do të mbrojë infrastrukturën shkollore për të ardhmen.

Vazhdojmë me përkushtim për një komunë më të sigurt dhe me kushte më të mira për qytetarët tanë”, ka përfunduar, Abazi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull