Zëvendëskryeministri Arben Fetai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se shqiptarët tani e ka më të qartë se kush është me SHBA-të dhe se kush ka manipuluar këtë ndjenjë amerikane për përfitime personale. Ai thotë se kur VLEN mirëpritet nën kupolën e bardhë të Kapitolit Amerikan, BDI është shpallur non grata nga SHBA-të. “Shqiptarët janë një nga popujt më pro-amerikanë në botë, por fatkeqësisht një pjesë e politikanëve të tyre kanë manipuluar tradicionalisht me këtë ndjenjë pro-amerikane për përfitime personale. Ata kanë vjedhur, kanë korruptuar dhe janë korruptuar, kanë abuzuar me pushtetin dhe kanë shkelur rregullat bazë të demokracisë, paradoksalisht duke u thirrur në përkrahjen e SHBA-ve. Sot, kur VLEN mirëpritet nën kupolën e bardhë të Kapitolit Amerikan, ndërsa BDI është shpallur “non grata” nga lista e zezë e SHBA-ve, shqiptarët e kanë më të qartë se kurrë se kush është me Amerikën dhe kush me ariun”, ka shkruar Fetai.
Fetai: VLEN mirëpritet nën kupolën e bardhë, e BDI është shpallur non grata
TOP Lajmet
3shi.net
Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -