Zv/kryeministri për Qeverisje të Mirë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Fetai, i shoqëruar nga deputetët Bekim Qoku dhe Mimoza Musa si dhe funksionarët Bashkim Bakiu dhe Yllka Nuredini, zhvilluan sot takim me Kryeministrin e Kosovës dhe Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti dhe Nënkryetarin e Parë të Lëvizjes, z. Glauk Konjufca.
Në takim u diskutuan përgatitjet për zgjedhjet lokale, të cilat rastisin të mbahen në tetor si në Maqedoninë e Veriut ashtu dhe në Kosovë.
U fol gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit ndërpartiak në të ardhmen.
Zv/kryeministri Fetai dhe Kryeministri Kurti u pajtuan për vendosjen e komunikim të rregullt dhe bashkërendim të aktiviteteve për të nxitur progresin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërive dhe vendeve tona.