Fetai nderon Komandant Kumanovën: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Fetai, sot mori pjesë në homazhet pranë shtatores së heroit kombëtar Ismet Jashari – Komandant Kumanova, me rastin e 27 vjetorit të rënies së tij.

Ismet Jashari nga Orizarja u flijua më 25 gusht 1998 në betejën e Kleçkës për lirinë e Kosovës. Angazhimin atdhetar e kishte nisur në Zvicër me mobilizim dhe organizim, ndërsa në Kosovë e vazhdoi me armë në dorë si komandant i UÇK-së. Nofka e tij “Kumanova” u bë thirrje për liri dhe detyrë e shenjtë për çdo shqiptar. Pas vetes la bashkëshorten, pesë vajza të vogla dhe një trashëgimi heroike që vazhdon të frymëzojë breza. Trupi i tij prehet në Kleçkë, ndërsa shpirti i tij jeton në çdo cep të shqiptarisë.

- Advertisement -

“Lavdi e përjetshme Komandant Kumanovës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, shkroi në rrjetet sociale zëvendëskryeministri Arben Fetai.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull