Fazliu:Ceremonitë e martesave tashmë edhe në Portën e Maqedonisë

1 Min. Leximi

Me fillim nga data 1 qershor, qytetarët e Shkupit do të kenë mundësinë që ceremonitë e tyre të martesës t’i mbajnë në një nga simbolet më të njohura të qytetit – Portën e Maqedonisë. Kjo është bërë e mundur falë një marrëveshjeje të re, të cilën e ka bërë të ditur drejtori i Librave Amë, Faton Fazliu, përmes një statusi në rrjetet sociale.

Sipas Fazliut, shërbimi i ri do të jetë i disponueshëm katër ditë në javë dhe do të ofrohet në një ambient solemn, që i përshtatet dinjitetit të një dite kaq të rëndësishme për çiftet.

- Advertisement -

“Tani martesa nuk është më vetëm një procedurë – por një kujtim i bukur në zemër të qytetit,” ka shkruar ai.

Me këtë iniciativë, autoritetet synojnë të japin një përvojë më të veçantë dhe më domethënëse për qytetarët që zgjedhin të kurorëzohen në Shkup. Fazliu shton se momentet e veçanta meritojnë edhe vende të veçanta – dhe tashmë kjo mundësi është e hapur për të gjithë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull