Fazliu për seancën e improvizuar: Mendova mos janë çu jerm e kanë mendu se janë kry zgjedhjet

1 Min. Leximi

Kryetari i Alternativës dega Çair, Faton Fazliu në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me seancën e improvizuar në Kuvend.

Në vazhdim Fazliu shkruan: “I pashë sot disa që ishin dalë në front e vraponin kush të bëhet ministër, këshilltar e kush kryetar e zëvendëskryetar në kuvend.
Mendova mos jan çu jerm e kanë mendu se janë kry zgjedhjet. Paramendoni, dy javë pa përfundu procesi i votimit ata i ndajnë pozitat.”
Në vazhdim postimi i plotë:

- Advertisement -

“I pashë sot disa që ishin dalë në front e vraponin kush të bëhet ministër, këshilltar e kush kryetar e zëvendëskryetar në kuvend. Mendova mos jan çu jerm e kanë mendu se janë kry zgjedhjet. Paramendoni, dy javë pa përfundu procesi i votimit ata i ndajnë pozitat.

Kjo tregon se vota për ta është pazar për karrige, për tender, kazino e pasurim personal.
Për dallim nga fronti i krimit, neve na duhet vota juaj për ndryshim. Ndërsa ndryshimin e bëjmë bashkë. Ne nuk bëjmë pazare në emër të qytetarëve. Por, ua kthejmë pushtetin qytetarëve.”përfundon ai./InfoShqip.com

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull