Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë në Maqedoninë e Veriut, Faton Fazliu, ka njoftuar se në Shkup ka mirëpritur z. Dejan Prešiček, Drejtor i CMSR – Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar.
“Pas vizitës zyrtare në Slloveni, sot pata nderin të mirëpres në Shkup z. Dejan Prešiček, Drejtor i CMSR – Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar.
Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe lehtësimin e shërbimeve për qytetarët, si dhe për mbështetjen dhe financimin e projekteve në fushën e Librave Amë.
Një hap i rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit institucional”, ka shkruar drejtori Fazliu.
