Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari sot ka mirëpritur Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, z. Agim Krasniqi.
Në këtë takim është diskutuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe përkushtimin ndaj qytetarëve tanë, ka theksuar Dehari.

Njëherit Dehari ka falenderuar Konsullin Krasniqi për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë në të mirë të përbashkët!
Ja postimi plotë:
Sot mirëprita Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, z. Agim Krasniqi.
Një takim i frytshëm ku diskutuam për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe përkushtimin ndaj qytetarëve tanë.
Faleminderit për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë në të mirë të përbashkët!