Familja Ahmeti nga Sfillare e Poshtme i bashkohet VLEN-it në mbështetje të Muhamet Elmazit

1 Min. Leximi

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, ka njoftuar për aderimin e një familjeje të njohur nga kjo komunë.

Ai tha se sonte ka pasur kënaqësinë të mirëpres aderimin e familjes Ahmeti nga fshati Sfillare e Poshtme, të cilën e përshkroi si familje bujare, punëtore dhe të ndershme, gjithmonë të dalluar për traditën në bujqësi, blegtori dhe kontributin e vazhdueshëm për të mirën e komunitetit.

“Sonte pata kënaqësinë të mirëpres aderimin e familjes Ahmeti nga fshati Sfillare e Poshtme, një familje bujare, punëtore dhe e ndershme, e cila gjithmonë ka qenë shtyllë e fshatit me traditën e saj në bujqësi, blegtori dhe kontributin e vazhdueshëm për të mirën e komunitetit. Me vendimin e tyre për t’u bashkuar me VLEN-in, dhanë një shembull se si vetëdija qytetare po ngritet dhe si çdo ditë po shtohet numri i atyre që e mbështesin ndryshimin e madh në Saraj”, ka deklaruar Elmazi.

Ai theksoi se rruga drejt fitores kalon përmes njerëzve të ndershëm, si familja Ahmeti, të cilët besojnë se e ardhmja ndërtohet me punë, unitet dhe vendosmëri.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull