Emiratet e Bashkuara Arabe të shqetësuara për tensionet e vazhdueshme në rajon

1 Min. Leximi

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) njoftuan se janë të shqetësuara për tensionet e vazhdueshme midis Iranit dhe Izraelit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Jashtme të EBA-së u bë thirrje për qetësi për të shmangur pasojat e rrezikshme dhe zhytjen e rajonit në nivele të reja jostabiliteti.

- Advertisement -

“Emiratet e Bashkuara janë jashtëzakonisht të shqetësuara për tensionet e vazhdueshme në rajon dhe kërkohet që të gjenden zgjidhje radikale për krizat dhe konfliktet aktuale në rajon”, thuhet në deklaratë.

- Advertisement -

Më tej theksohet se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes kanaleve diplomatike dhe nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së është kërkuar të forcojë paqen dhe besimin ndërkombëtar duke zgjidhur konfliktet rajonale, sipas përgjegjësisë së tij.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull