Elmi Kerimi shënon histori në politikën lokale të Maqedonisë së Veriut, duke u bërë rekorder me fitimin e mandatit të gjashtë si këshilltar komunal në Komunën e Petrovecit.
Ky sukses flet vetë, është dëshmi e punës së ndershme, përkushtimit të sinqertë dhe besimit të pathyeshëm që banorët e Petrovecit ia kanë dhënë Elmi Kerimit për mbi 20 vite.
Edhe pse kundër tij u bashkuan pothuajse të gjitha partitë politike, vullneti i popullit foli më fuqishëm se çdo kalkulim politik.
Elmi Kerimi sërish doli fitues, për të gjashtën herë radhazi!
“Kjo fitore është dëshmi se banorët e Petrovecit dinë të vlerësojnë punën dhe sinqeritetin.
Sepse në fund, njeriu i drejtë dhe i sinqertë fiton gjithmonë.
Ky besim i banorëve është nder i madh dhe përgjegjësi që do ta bart me përkushtim, transparencë dhe dashuri për komunitetin tonë” – është shprehur Elmi Kerimi pas fitores.
Me këtë arritje historike, Elmi Kerimi renditet ndër figurat më të qëndrueshme, më të respektuara dhe më me përvojë në politikën lokale të Maqedonisë së Veriut.