Elezi: Nuk ndalemi, në shtator edhe 59 punësime të reja në Spitalin e Tetovës

1 Min. Leximi

Pas 145 vendimeve për punësimin e punonjësve mjekësor të ndara ditë më parë, Spitali klinik i Tetovës paralajmëron valën e radhës të punësimeve.

Drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Erzen Elezi, ka bërë të ditur se gjatë muajit shtator do të realizohen edhe 59 punësime të reja, me qëllim forcimin e ekipeve profesionale dhe rritjen e kapaciteteve për shërbimin ndaj pacientëve.

Por, sipas Elezit, ndryshimet nuk do të kufizohen vetëm te stafi.

Kështu, 74 milionë euro janë paraparë për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës së Spitalit klinik të Tetovës, përfshirë hapjen e Qendrës për autizëm, kirurgjisë torakale, objektit të ri të gjinekologjisë dhe Mjekësisë ligjore, si dhe 5 reparteve të reja.

Paralelisht, thekson ai, është planifikuar edhe rikonstruimi i bllokut kirurgjik dhe internistik.

“Këto nuk janë vetëm investime në objekte dhe pajisje. Janë investime për shëndetin e pacientëve tanë”, thekson Elezi.

Me shtimin e stafit, hapjen e shërbimeve të reja dhe modernizimin e infrastrukturës, synimi, shton ai, “është që Spitali klinik i Tetovës të shndërrohet në Klinikë universitare”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull