Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

1 Min. Leximi

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët, të udhëhequra nga Ziadin Sela dhe Arben Taravari, është arritur një marrëveshje për ndarjen e kandidatëve në kuadër të Frontit Evropian për zgjedhjet lokale të ardhshme.

Sipas burimeve të 3-shi.net, pala e Ziadin Selës do të garojë me kandidatë të Frontit Evropian në komunat Strugë, Dibër dhe Haraçinë. Ndërkohë, grupi i Arben Taravarit do të marrë përgjegjësinë për komunat Gostivar, Saraj dhe Tearcë.

- Advertisement -

Në lidhje me komunën e Vrapçishtës, ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. Burimet bëjnë të ditur se mbetet e hapur mundësia për mbështetjen e kryetarit aktual, Isen Shabani, por vendimi përfundimtar pritet të merret në ditët në vijim.

Kjo marrëveshje shihet si përpjekje për të ruajtur kohezionin brenda Frontit Evropian dhe për të optimizuar rezultatet elektorale në zgjedhjet lokale.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull