Ekipet e Komunës së Çairit në terren pas reshjeve dhe erërave të forta
Pas stuhisë së përcjellë me reshje intensive dhe erëra të forta, ekipet e Komunës së Çairit, së bashku me ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërime”, NP “Higjiena Komunale” dhe Shtabin e Krizës, janë në terren dhe po intervenojnë në lokacionet ku janë evidentuar dëme dhe pengesa.
Ekipet po punojnë për sanimin e pasojave dhe normalizimin e gjendjes në hapësirat publike. Qytetarët që kanë nevojë për intervenim emergjent ose duan të raportojnë dëme të shkaktuara nga moti i ligë, mund të kontaktojnë numrin emergjent 112.

