Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
EkonomiLajme

Durmishi: Mbështetje financiare prej 80 milionë denarë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme

Përditësimi i fundit: 2024/07/19 at 3:44 PM
Publikuar July 19, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Ekonomisë dhe Punës shpalli sot pesë thirrje publike në përputhje me Programin për zhvillimin e sipërmarrjes dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2024. Siç njoftoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, për masat në përputhje me këtë Program janë ndarë gjithsej 80.000.000 denarë nga buxheti i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme prej sot, mund të aplikojnë për pesë masa për të marrë mbështetje financiare për:

1. Thirrje publike për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme

- Reklamim -

2. Thirrje publike për subvencionimin e zejtarëve

3. Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për certifikimin e sistemit HALLALL të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM)

4. Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për certifikimin e sistemeve të cilësisë sipas standardeve ISO për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM)

5. Thirrje publike për bashkëfinancimin e projekteve për zhvillimin dhe promovimin e sipërmarrësisë dhe zejtarisë, si dhe aktivitete programore të rrjeteve të engjëjve të biznesit.

Për thirrjen publike për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, janë parashikuar 57.000.000 denarë, ndërsa mund të aplikojnë kompanitë që punësojnë të paktën dy persona, përmes bashkëfinancimit të 40% të shpenzimeve të dëshmuara për furnizimin e makinave të reja, por jo më shumë se 350.000 denarë për kërkues.

Mund të aplikojnë ndërmarrjet private, aktive me kapital shumicë vendor (mbi 50%), të mos jetë nisur asnjë procedurë e falimentimit për to, të bëjnë pjesë në kategorinë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, të jenë nga industria përpunuese, të mos kenë punuar me humbje në vitin 2023 dhe të mos kenë borxh ndaj shtetit.

Në mesin e kushteve janë edhe të ketë të paktën dy të punësuar në kohë të pacaktuar dhe të mos kanë qenë të subvencionuar sipas thirrjeve publike nga Ministria e Ekonomisë në tre vitet e fundit. Për Thirrjen Publike për subvencionimin e zejtarëve, parashikohen 6.500.000 denarë, ndërsa do të subvencionohen zejtarët dhe ushtruesit e veprimtarisë zejtare përmes bashkëfinancimit të 40% të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000 denarë për kërkues, të bëra për furnizimin e makinave dhe/ose veglave të reja dhe dizajn të produktit të ri.

Të drejtën e pjesëmarrjes në thirrjen publike e kanë zejtarët e regjistruar aktivë dhe ushtruesit e veprimtarisë zejtare, të mos jetë hapur procedurë e falimentimit për ta, të mos kenë borxhe ndaj shtetit dhe të punësuarve, të kenë punuar të paktën një vit para shpalljes së thirrjes publike dhe të mos kenë marrë mjete financiare sipas thirrjeve publike të Ministrisë së Ekonomisë në tre vitet e fundit.

Për thirrjen publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për certifikimin e sistemit HALLALL, janë parashikuar gjithsej 2.000.000 denarë, ndrësa do të bashkëfinancohen 40% e shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000 denarë individualisht për secilin aplikant.

Në këtë thirrje publike mund të aplikojnë të gjitha kompanitë që bëjnë pjesë në kategorinë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, nga industria përpunuese, të mos jenë në falimentim, të kenë punuar të paktën një vit para shpalljes së thirrjes publike, të mos kenë punuar me humbje në vitin 2023, të mos kenë borxh ndaj shtetit dhe të punësuarve dhe të mos kenë marrë mbështetje financiare për dedikimin e njëjtë.

Për thirrjen publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për certifikimin e sistemeve të cilësisë sipas standardeve ISO, janë parashikuar 2.000.000 denarë, ndërsa do të bashkëfinancohen 40% e shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000 denarë individualisht për secilin aplikant.

Në këtë thirrje publike do të mund të aplikojnë ndërmarrjet aktive mikro, të vogla dhe të mesme nga industria përpunuese që nuk kanë procedurë falimentimi, që kanë punuar të paktën një vit para shpalljes së thirrjes publike, që nuk kanë punuar me humbje në vitin 2023, që nuk kanë asnjë borxh ndaj shtetit dhe të punësuarve dhe që nuk kanë marrë mbështetje financiare për dedikimin e njëjtë. Për thirrjen publike për bashkëfinancimin e projekteve për zhvillimin dhe promovimin e sipërmarrjes dhe zejtarisë, si dhe aktivitetet programore të rrjeteve të engjëjve të biznesit, parashikohen 8.000.000 denarë.

Për këtë masë, parashikohet bashkëfinancimi i projekteve të fondacioneve dhe shoqatave që kanë të bëjnë me mbështetjen jofinanciare për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmes bashkëfinancimit të 70% të shpenzimeve për realizimin e projektit, por jo më shumë se 350.000 denarë për aplikant. Fushat e bashkëfinancimit: ekonomia e gjelbër; tregtia elektronike; qasja në financa dhe format alternative të financimit; ndërkombëtarizimi; ekonomia cirkulare;- digjitalizimi i proceseve; inteligjenca artificiale; aktivitetet promovuese të konceptit të engjëjve të biznesit dhe krijimi i një kulture të sipërmarrësisë sociale.

Në këtë thirrje publike mund të aplikojnë fondacionet dhe shoqatat aktive, që janë formuar për qëllime që lidhen me zhvillimin, mbështetjen dhe promovimin e sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së NVM-ve të regjistruara sipas Ligjit për shoqatat dhe fondacionet.

Në shtojcë janë lidhjet nga thirrjet e publikuara publike:

1.Thirrje publike për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme

2. Thirrje publike për subvencionimin e zejtarëve

3. Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për certifikimin e sistemit HALLALL të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM)

4. Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për certifikimin e sistemeve të cilësisë sipas standardeve ISO për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM)

5. Thirrje publike për bashkëfinancimin e projekteve për zhvillimin dhe promovimin e sipërmarrësisë dhe zejtarisë, si dhe aktivitete programore të rrjeteve të engjëjve të biznesit.

Me respekt, Njësia e marrëdhënieve me publikun

TOP Lajmet

Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 19 Korrik, 2024 July 19, 2024
Artikulli i mëparshëm Microsoft: Problemi që shkaktoi kolaps të aeroporteve u rregullua
Artikulli tjetër Të gatshëm për ndryshime kushtetuese, Mucunski thotë se kjo do të bëhet vetëm me prapaveprim

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Elfete Ismaili u zgjodh kryetare e Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët

    3shi.net October 6, 2024
    Qoku: VLEN përsëri do të ketë 14 deputetë
    Të dielën ASH-ja do të mbajë kongresin e partisë
    Irani paralajmëron SHBA-në, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë të mos mbështesin Izraelin
    Fillon ndërtimi i objektit të ri për gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?