Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

Durmishi: Kemi punuar për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve

Përditësimi i fundit: 2024/10/17 at 12:17 PM
Publikuar October 17, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Ekonomisë dhe Punës me riorganizimin e institucioneve ka pasur më së shumti ndryshime në kompetencat, por përkundër kësaj sfide të madhe në 100 ditët e kaluara, ne ishim të përkushtuar në mbështetjen e bizneseve dhe amvisërive, dhe për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve, tha ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi në tribunën: Platforma:100% të përkushtuar për ty në temën “Projekte, investime dhe reforma në ekonominë, financën dhe administratën publike”.
Durmishi tha se Ministrinë e ka gjetur në gjendje të mosfunksionimit të plotë, por në tre muajt e fundit ka punuar me përkushtim në forcimin e kapaciteteve të punës, si dhe prioritetet që do t’i kemi në të ardhmen.
“Që në fillim të muajit të parë nga udhëheqja ime me Ministrinë, menjëherë iu qasëm shpalljes së thirrjeve publike nga programet e Ministrisë që nuk ishin shpallur, mbështetje financiare që biznesi e priste për gjysmë viti. Me Rebalancin e Buxhetit, kishim në dispozicion 120.000.000 denarë për dy programe: Programi për mbështetjen e konkurrentësisë së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore dhe Programi për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Janë shpallur thirrje për mbështetje financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për rritjen e konkurrentësisë së tyre, për vendosjen e produkteve të reja, për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për zejtarët, për vendosjen e standardit HALLALL, për furnizimin e makinave…etj. Ndoshta këto mjete nuk janë të mjaftueshme për të gjitha nevojat, por ato nënkuptojnë shumë për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme, tha Durmishi dhe informoi se javën e ardhshme do të fillojë nënshkrimin e marrëveshjeve për subvencionimin dhe pagesën e mjeteve për një pjese të masave.
“Ndërkohë, përfunduam të gjithë procedurën dhe dokumentacionin teknik dhe ia dorëzuam lejen e përdorur të punës kompanisë gjermane Kiel në zonën industriale në Tetovë, investim që do të hapë 300 vende pune në rajonin e Pollogut. Përkushtimi ynë për të mbështetur biznesin dhe rritjen e investimeve do të vazhdojë edhe më tutje. Në periudhën e ardhshme do t’i dorëzojmë Qeverisë propozim për ndryshimin e Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve, me të cilat kompetenca për shpaljjen e thirrjes publike si dhe për pagesën e mjeteve në përputhje me këtë Ligj do t’i kalojë tërësisht Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës”, tha Durmishi dhe theksoi se në periudhën e ardhshme, së bashku me bashkësinë e biznesit dhe odat, do të hapë edhe dialog për përmirësimin e këtij Ligji, në drejtim të asaj që mbështetja financiare për ndërmarrjet të shkojë në duart e vërteta, për ato kompani që do të tregojnë rritje dhe zhvillim.
“Por derisa nga njëra anë po zbatojmë masa për të mbështetur biznesin, në të njëjtën kohë u përballëm me rritje të çmimeve të shitjes me pakicë. Në këtë drejtim, së pari miratuam vendim për të ngrirë marzhat për pajisjet shkollore, me çka u dolëm në ndihmë amvisërive që kanë nxënës duke ulur shpenzimet e tyre për këtë dedikim, dhe sigurisht në prag të fillimit të vitit akademik me këtë masë dolëm në ndihmë edhe studentëve për shpenzimet për pajisjet e nevojshme shkollore. Por, nuk u ndalëm këtu. Në kushte të çmimeve të rritura të ushqimit, në mënyrë që t’u dalim në ndihmë qytetarëve, nisëm aksion, për të cilin mund të dëshmojmë se u mirëprit pozitivisht nga qytetarët, e që është “Më pak harxhime – më shumë për ty”. Publikuam Shportën konsumatore të vjeshtës dhe kufizuam marzhet në 10% edhe në tregtinë me shumicë edhe në tregtinë me pakicë në 73 grupe të produkteve themelore ushqimore, diçka që është shumë e rëndësishme për të gjitha amvisëritë. Kjo masë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme si shportë e Krishtlindjeve, shportë e Ramazanit, shportë e Pashkëve, me qëllim që t’u dalim në ndihmë qytetarëve para festave kur ka rritje të çmimeve të produkteve themelore ushqimore”, tha ministri.
Sipas analizave të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, siç tha Durmishi, analizat e para nga terreni tregojnë se çmimet e produkteve nga shporta konsumatore e vjeshtës janë ulur mesatarisht nga 5% deri në 10%, me ç’rast te disa produkte ulja e çmimeve është e vogël, ose nuk ka ulje fare (si p.sh. buka, vaji për ushqim dhe qumështi), derisa te produktet tjera e njëjti është dukshëm më e lartë (si p.sh. mishi, perimet dhe produktet e qumështit (djathi dhe kaçkavalli).
“Rënia e çmimeve pritet të jetë edhe më e madhe duke marrë parasysh rënien e çmimeve në tregtinë me shumicë, e cila tek tani duhet të ndodhë në dërgesat e radhës, gjatë dërgimit të produkteve në marketet. E shprehur në kursimin e parave për një familje katëranëtarëshe, në nivel mujor kursimi do të arrinte nga 690 denarë në 1360 denarë për familje, në varësi të mënyrës së ushqyerit, si dhe nga zgjedhja e marketeve ku furnizohet ajo. Në këtë drejtim, është e rëndësishme të thuhet se hyri në fuqi edhe Ligji për praktikat e padrejta tregtare, me të cilin kufizohen rabati dhe shpezimet plotësuese për mbi 2500 produkte ushqimore, nga të cilat presim ulje plotësuese të çmimeve të ushqimit deri në fund të këtij muaji.
Ministri tha se në pjesën e punës si kompetencë e re që kemi marrë përsipër, javën e kaluar u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Ekonomik-Social në përbërjen e re.
Në kuadër të Këshillit Ekonomik-Social do të miratojmë vendime dhe masa të përbashkëta që do të kenë si qëllim kryesor përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve. Problemet e tregut të punës mbeten sfidë kryesore për ne si Ministri e Ekonomisë dhe Punës në periudhën e ardhshme.
Në periudhën e ardhshme, së bashku me Agjencinë e Punësimit, do të krijojmë masa që do të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit të papunësisë, si dhe problemin e mungesës së stafit profesional që i nevojitet biznesit”, tha Durmishi.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 17 Tetor, 2024 October 17, 2024
Artikulli i mëparshëm “100 milion euro” për projekte në komuna në Maqedoni, 30% për komunat shqiptare
Artikulli tjetër Takimi i MÇE Murtezani me Drejtorin Nojkirh nga Këshilli i Evropës

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Mickoski në RTK: Vet Ali Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij i votoi gjykatësit që shfuqizojnë balancuesin

    3shi.net November 19, 2024
    12 vjet pa Arbën Xhaferin
    Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente
    Scholz: Vendimi i Parlamentit turk për anëtarësimin e Suedisë në NATO është i drejtë
    Gashi takon kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestag Roth
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?