Driton Sulejmani – përfaqësues i VLEN Të nderuar qytetarë, përfaqësues të mediave Sot, paraqesim me krenari Platformën e Përgjithshme për Zgjedhjet Lokale 2025–2029, një plan të guximshëm, të detajuar dhe realist që synon të transformojë komunat tona në shembuj të zhvillimit, transparencës dhe dinjitetit qytetar. Në këto zgjedhje, numri 7 nuk është vetëm numri ynë rendor në fletëvotim, ai është simbol i unitetit, ritmit dhe vazhdimësisë. Ashtu siç java ka shtatë ditë, çdo ditë do të jetë një ditë pune për qytetarin, për komunën dhe për zhvillimin. Shtatë ditë angazhim, shtatë prioritete, një qëllim: Një zë për zhvillim, dinjitet dhe shpresë. 1. KOMUNA ME DYER TË HAPURA VLEN do të kthejë komunën te qytetari. Shërbime digjitale, transparencë totale, publikim online i çdo shpenzimi dhe raportim i drejtpërdrejtë për çdo vendim komunal. Administrata do të jetë në shërbim të qytetarit, jo e fshehur pas derës. Sportele elektronike, aplikacione mobile për raportim të problemeve dhe mbledhje të hapura të këshillave komunal, ky është standardi i ri që do ta vendosim. 2. KOMUNA E ZHVILLIMIT EKONOMIK LOKAL VLEN do të jetë lokomotiva e investimeve vendase dhe të huaja. Do të hapen Qendra Inovacioni, Inkubatorë biznesi, dhe zyra për ekonomi lokale për të ndihmuar bizneset, bujqit dhe zejtarët. Turizmi, prodhimi vendor dhe artizanatet do të mbështeten me subvencione konkrete. Një miliard euro do të investohen nëpër komuna në katër vitet e ardhshme sepse zhvillimi nuk njeh kufij politikë. 3. KOMUNA E GJELBËR DHE E PASTËR Nuk do të ketë më deponi ilegale, ajër të ndotur e ujë të papijshëm. vlen do të mbyllë deponitë, do të krijojë qendra rajonale riciklimi. paralelisht, vlen do të bëjë ruajtjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërta, zonave natyrore dhe mbrojtjen e biodiversitetit, si dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. 4. KOMUNA E DIJES DHE ARSIMIT MODERN VLEN do të ndërtojë çerdhe të reja publike, do të rinovojë shkollat ekzistuese, dhe do të themelojë gjimnaze për teknologji dhe shkenca digjitale. Nxënësit do të mësojnë në klasa moderne dhe do të përfshihen në aktivitete jashtëshkollore që zhvillojnë talentin dhe mendimin kritik. Fëmijët tanë do të rriten me dije, dinjitet dhe mundësi të barabarta. 5. KOMUNA E KULTURËS, SPORTIT DHE RINISË VLEN do të investojë në shtëpi kulture, biblioteka, stadiume dhe palestra moderne. Rinia do të ketë hapësirë për ide, kreativitet dhe sport. Do të krijohen lidhje të reja kulturore mes komunave shqiptare, duke promovuar trashëgiminë tonë,
