Drejtori i Mepsos, Burim Latifi bën donacion eho aparat prej 50 mijë eurosh për gjinekologjinë e Çairit

1 Min. Leximi

Drejtori i Sh.A. Mepso, Burim Latifi, ka dhuruar si donacion një eho aparat me vlerë afro 50 mijë euro për gjinekologjinë e Çairit, duke theksuar rëndësinë e investimeve në shëndetësi.

“Shumëkush nga ne gëzimin më të madh të jetës e ka përjetuar pikërisht në këto ambiente të spitalit gjinekologjik të Çairit, aty ku lindin nënat, motrat dhe bashkëshortet tona. Prandaj si menaxhment i përgjegjshëm i Mepso-s vendosëm që mjetet e donacionit t’i dedikojmë këtu”, tha Latifi gjatë vizitës së tij së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu dhe deputetin Bekim Sali.

- Advertisement -

Ai shtoi se aparati tashmë është vënë në funksion, duke mundësuar që rreth 30% e mbi 100 kontrolleve ditore të grave shtatzëna të realizohen me këtë pajisje – rreth 1.000 kontrolle në muaj.

“Këto të dhëna e vërtetojnë se ky investim dhe ky donacion ia vlen. Është mirë të investojmë aty ku fillon jeta”, u shpreh Latifi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull