Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Drama italiane e imamit egjiptian: Po pres vetëm të vdes!

Përditësimi i fundit: 2024/02/18 at 1:25 AM
Publikuar February 18, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga Gianni Santucci, Corriere della Sera

Sot ai shet sapunë dhe produkte shtëpiake në një dyqan të vogël në rrugicat e qytetit të Aleksandrisë në Egjipt. Mban veshur një këmishë me kuadrate me mëngë të shkurtra.

- Reklamim -

Një njërin nga veshët nuk dëgjon thuajse fare. Prandaj detyrohet të flasë me zë të lartë.

Më thotë se shurdhimi i ka ardhur si pasojë e dhunës që përjetoi në burg. Mukhabarat, policia sekrete egjiptiane, e mban ende “nën vëzhgim”. Kur në Milano e vëzhgonte CIA, mbante veshur një xhelabie të bardhë, pantallona dhe xhaketë të gjerë, ndërsa mjekra i arrinte deri në gjoks.

Ai ishte imam. Agjentët amerikanë e rrëmbyen më 17 shkurtin e vitit 2003 në rrugën “Guerzoni”, pranë xhamisë që ndodhet në rrugën “Jenner”. Asokohe ishte 40 vjeç. Pas pak ditësh do të mbushë 61 vjeç. Në vendimet e Gjykatës së Milanos ai shfaqet edhe si fajtor (i dënuar me 6 vjet për terrorizëm) dhe si viktimë e “dorëzimit të jashtëzakonshëm” (një eufemizëm për rrëmbimin e sponsorizuar nga shteti në një juridiksion tjetër dhe transferimin në një shtet të tretë) të organizuar nga CIA në territorin e një vendi evropian, aleat i SHBA-së, duke nëpërkëmbur sovranitetit kombëtar dhe të gjitha hetimet që nisën mbi këtë rast. Një rast i bujshëm ndërkombëtar, që ende sot ngre një dilemë: sa elastike mund të bëhen rregullat e demokracisë përballë një kërcënimi të sigurisë kombëtare? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje duhet të pyesim veten: Kush është sot Abu Omar?

Të vërtetat e ish-imamit

Dy regjisoret e dokumentarit, Flavia Triggiani dhe Marina Loi, e dëgjuan për orë të tëra klerikun mekamerën ndezur në shtëpinë e tij në Aleksandri. “Duket shumë i sëmurë dhe i lodhur. Për herë të parë ai foli ekskluzivisht me ne për rrëmbimin e tij dhe torturat që iu nënshtrua. Na tha se tani po pret vetëm vdekjen”.

Këto ishin fjalët e ish-të dënuarit fantazmë. Ky është edhe titulli i dokumentarit “I burgosuri fantazmë: Rasti i Abu Omar” që në kinematë italiane ka dalë nga data 5 shkurt, prodhuar si bashkëpunim mes “In Bloom”, “Flair Media Production” dhe televizionit italian La7.

Një histori e harruar. Të vërteta gjyqësore të gjymtuara. Dënimet mbi agjentët amerikanë që kryen rrëmbimin, të cilët nuk u kryen kurrë. As drejtuesit e SISMI (shërbimit sekret italian) nuk u gjykuan për shkak të ligjit të sekretit shtetëror.

Pse duhet risjellë ky rast në vëmendjen e publikut pas dy dekadash? “Distanca kohore e vendos atë jashtë lajmeve dhe e lejon atë të shihet në kontekstin historik”, shprehet Triggiani dhe Loi. “Tashmë e dimë se çfarë ishte 11 shtatori, lufta kundër terrorizmit, Guantanamo. Por nëse faktet janë historike, pyetja mbi rastin Abu Omar janë shumë aktuale”, nënvizojnë ato.

Roli i shërbimeve sekrete italiane

Si duhet të sillet, si mund të reagojë, dhe deri ku mund të shkojë një demokraci në luftën kundër terrorizmit? Nëse mendojmë mbi atë që po ndodh sot midis Izraelit dhe Hamasit, drama e Abu Omar kthehet si një pasqyrë shumë e fuqishme që na fton të reflektojmë. Dokumentari i realizuar në bashkëpunim me gazetarin Luca Fazzo dhe kushtuar kujtimit të të ndjerit Andrea Purgatori (i cili e kishte ndjekur dhe mbështetur para vdekjes), kryqëzon dëshmitë e bashkëshortes së ish-imamit, Nabila Ghali, të gazetarëve Matthew Cole, prej vitesh pjesë e NBC News, dhe Sebastian Rotella i gazetës amerikane Los Angeles Times.

Po ashtu ai shfaq kujtimet e gjyqtarit Armando Spataro, që drejtoi hetimin dhe gjyqin mbi rastin Omar, dhe për herë të parë jepet dëshmia e Niccolò Pollarit, kreut i shërbimeve sekrete italiane në atë kohë.

Ky i fundit pretendon se nuk ka pasur asnjë rol në atë ngjarje. Por Prokuroria e Milanos nuk mendoi kështu, dhe prandaj kërkoi hetimin e tij. Regjisorët e përfundojnë dokumentarin me këto fjalë: “Ne u përpoqëm t’i tregonim faktet në thellësinë e tyre, pa teza të paracaktuara, në mënyrë që të gjithë të reflektojnë mbi të vërtetat dhe hijet”. /tesheshi.com/

TOP Lajmet

SELA: KTHEHUNI NË SHPI
Lajme
Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne
Lajme Politikë
Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!
Lajme Politikë
Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve
Bota dhe Rajoni
Halil Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët
Lajme
Valbona Adili Emini deputetja e VLEN që zëvendëson Sulejmanin
Lajme
3shi.net 18 Shkurt, 2024 February 18, 2024
Artikulli i mëparshëm Barcelona fiton në minutat shtesë ndaj Celtas
Artikulli tjetër Ronaldo e nis me gol fazën e dytë, shënon në fitoren e skuadrës së tij

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Bota dhe Rajoni

    “9 shtetas të huaj të vrarë nga persona të armatosur të paidentifikuar në Iranin juglindor”

    3shi.net January 28, 2024
    Euro 2024/ Superkompjuteri zbulon kombëtaren favorite për të fituar titullin
    DAP: Ulje tatimore tek tatimi i të ardhurave personale dhe tatimi i fitimit
    NIKOLLOVSKI: SERIOZISHT E SHQYRTOJMË MUNDËSINË PËR NDARJEN E LICENCËS PËR OPERATOR TË TRETË CELULAR
    BDI: Sot shënojmë katërvjetorin e nënshkrimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    SELA: KTHEHUNI NË SHPI

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Mexhiti: VLEN është vlera, dhe nga VLEN iku antivlera

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Ibrahimi pas dorëheqjes së deputetit Sulejmani: Shoqëria jonë ende ka njerëz të virtytshëm

    May 18, 2025
    Lajme

    Halil Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët

    May 18, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?