Borussia Dortmundi ka shënuar dy fitore ndaj Paris Saint-Germainit për të bërë vend në finale të Ligës së Kampionëve.
Pas fitores 1:0 në Dortmund javën e kaluar, skuadra gjermane fitoi edhe të martën mbrëma në “Parkun e Princave” në Paris.
Edhe ndeshja e dytë gjysmëfinale përfundoi me rezultatin 1:0 në të mirë të Dortmundit.
Në finalen e qershorit në “Wembley”, Borussia Dortmundi e pret fituesin e duelit Real Madrid – Bayern Muenchen.
Kjo sfidë vendoset të mërkurën mbrëma.