Dorëzohet Lista Serbe: Ftesat për konstituimin e Kuvendit në Mitrovicën e Veriut me emrin Republika e Kosovës

1 Min. Leximi

Lista Serbe është dorëzuar pasi që ftesat fillestare për konstituimin e Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, nuk i kishte bërë me emrin Republika e Kosovës.

E këto ishin refuzuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, duke u detyruar më pas t’i përmirësojnë ato dhe t’i vendosin edhe emrin Republika e Kosovës.

Ftesat po ashtu janë dërguar edhe në gjuhën shqipe.

Klankosova.tv ka arritur ta sigurojë dokumentin.

Në ftesë dhuhet se seanca konstituive e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, do të bëhet më 5 dhjetor me fillim nga ora 11:00.

Njëherit kjo u konfirmua edhe nga kryesuesi aktual i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut Nexhat Ugljanin.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull