Këtë javë, republikani Donald Trump i rikthehet fushatës elektorale, duke u bërë amerikani i parë i gjetur fajtor që kandidon për Shtëpinë e Bardhë nën siglën e një partie kryesore.
Të mbledhur jashtë Kullës Trump, mbështetësit e Donald Trump-it vazhduan të brohorasin për kandidatin e tyre, një ditë pasi ish presidenti u shpall fajtor për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit, në një skemë për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2016.
90% e republikanëve të regjistruar ende e mbështesin Trump-in, sipas një sondazhi nga Reuters/Ipsos. Pjesa e mbetur, 10% tani janë më pak të prirur që të votojnë për Trump-in.
Kjo mund të bëjë një dallim në një zgjedhje të ngushtë ku të dy kandidatët duhet të ruajnë bastionet e tyre dhe të fitojnë votues të pavarur. /voa/