DOKUMENT: Ja vendimi me të cilin BDI-ja zyrtarizoi serbishten në Kumanovë

1 Min. Leximi

VLEN ka publikuar dokumentin për të cilin thotë se dëshmon se zyrtarizimi i gjuhës serbe në Kumanovë është bërë më 4 maj 2010, në kohën kur BDI ishte pjesë e pushtetit.

Në konferencë për media, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Granit Osmani, deklaroi se vendimi është miratuar nga Këshilli i Komunës së Kumanovës, duke mundësuar përdorimin zyrtar të gjuhës serbe, ndonëse serbët përbëjnë rreth 6.5 për qind të popullsisë së komunës.

VLEN akuzoi BDI-në për hipokrizi politike, duke theksuar se partia që sot kritikon çështje gjuhësore, në të kaluarën ka mbështetur zyrtarizimin e serbishtes në Kumanovë. Sipas VLEN-it, dokumenti i publikuar e konfirmon këtë vendim.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull