Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Do të rregullohen ashensorët në Spitalin e Tetovës

Përditësimi i fundit: 2024/06/28 at 4:02 PM
Publikuar June 28, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Spitali Klinik i Tetovës është një ndër Spitalet kryesore në vend pas dy spitaleve kryesore në Shkup. Megjithatë, që kur është shpallur si Spital Klinik diku më vitin 2008, megjithatë ky spital ende nuk ofron shërbime për të gjitha nevojat që kanë qytetarët e rajonit të Tetovës dhe rrethinës. Shumë pacient për sëmundje më të rënda drejtohen në Spitalet e Shkupit ose ato private. Së fundmi disa prej ashensorëve nuk punojnë, ndërsa intervenimet e fundit kanë qenë në infrastrukturë kurse shërbimet brenda ende lënë për të dëshiruar.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, premton se deri në fund të vitit do të rregullohen ashensorët në Spitalin Klinik të Tetovës.

- Reklamim -

“Sa i përket ashensorëve, jo që ata nuk do të vendoseshin më herët, por janë çështje të procedurave, sepse pas përfundimit të tenderimit, ka pasur ankesa nga kompanitë që kanë konkurruar dhe derisa të përfundojnë këto procedura do të marrë kohë, por unë jam optimist se deri në fund të këtij viti do të vendosen ashensorët”, thotë Taravari.

Njëra zgjidhje është që mjekët nga Shkupi një herë në javë të vijnë në Tetovë dhe të mos maltretohen pacientët të udhëtojnë në Shkup.

“Një zgjidhje është që disa koleg (mjek) që punojnë në Shkup, njëherë në javë , apo dy herë në javë, të qëndrojnë në spitalet në qytetet tjera të vendit dhe të mos lodhen pacientët që të udhëtojnë deri në Shkup.Shpresojmë se kjo do të ishte një zgjidhje adekuate për momentin”, sqaron ministri Taravari.

Sikur të mos mjaftonte kjo situatë, vërshimet e fundit kanë shkaktuar shumë probleme në këtë spital. Fatmirëësisht aparatura nuk është dëmtuar. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, e vizitoi Spitalin Klinik të Tetovës dhe premton se do të intervenohet në këtë spital. Gjatë kësaj vizite Taravari premtoi zgjidhje të shpejtë të problemit me përmbytjet e shpeshta që përsëriten pas çdo reshje në këtë spital.

“Intervenimet duhet të bëhen në pjesën e parandalimit të vërshimeve. Sepse fatmirësisht kemi aparatura që kushtojnë miliona euro dhe është e papranueshme që të dëmtohen dhe pastaj të blihen sërish. Prandaj, mendojmë që më së miri është që të investohet në parandalimin që mos ketë vërshime në spital dhe me këtë të mbrohet aparatura”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ai shpreson se aparatet e radiologjisë të kenë shpëtuar nga uji që vërshoi ditë më parë. Taravari premtoi edhe investime të reja në spitalin klinik të Tetovës, si në aparaturë për sallat e operacionit, po ashtu edhe në kuadër të ri, që në spitalin klinik të Tetovës janë në deficit. (koha.mk)

TOP Lajmet

Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
3shi.net 28 Qershor, 2024 June 28, 2024
Artikulli i mëparshëm Boban Nikollovski emërohet drejtor i Drejtorisë së Doganave
Artikulli tjetër Kremlini: E ardhmja e marrëdhënieve Rusi-BE është e keqe

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Aggeler: SHBA nuk mund të jep garanci për anëtarësimin RMV-së në BE, nuk jemi pjesë e Unionit

    3shi.net February 19, 2025
    Spitali Rajonal Memorial në Fier merr kartën e autonomisë financiare
    Komuna e Tetovës: Myftinia e Tetovës me në krye Qani Nesimin, nuk ka të drejtë të mbledh para nga shitësit
    Sela i tha se do të përfundojë si nënkryetar i VMRO-së, Taravari: Vetëm shëndet të ketë
    Delegacioni i Kuvendit, i kryesuar nga Kryetari Gashi, për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?