Dinamo Zagreb paralajmëron transferimin e Arbër Hoxhës me flamurin e Kosovës

1 Min. Leximi

Diamo Zagrebi ka konfirmuar se tashmë Arbër Hoxha është lojtari i tyre më i ri.

Sulmuesi kosovar ende nuk është prezantuar zyrtarisht me fanellën e klubit kroat, por këta të fundit tashmë kanë dhënë indikacione të qarta.

- Advertisement -

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet e tyre sociale, Dinamo Zagrebi ka njoftuar se Hoxha do të jetë pjesë e tyre.

Në video shihet dora e lojtarit kosovar duke e vendosur flamurin e Kosovës në ambientet e klubit kroat, ndërsa për pak çaste pritet edhe prezantimi i tij.

Raportohet se Slvaen Belupo ka kërkuar dy milionë euro për ta lënë Arbërin të lirë të largohet dhe ajo shumë është paguar nga Dinamo.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull
Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *