Digjet një kamion në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje

1 Min. Leximi

Një kamion është përfshirë nga zjarri në Autostadën “Ibrahim Rugova”.

Rastin për mediat e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi duke thënë se hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë.

“Me datën 08.04.2026, rreth orës 12:25, Policia ka pranuar informatën se një kamion është përfshirë nga zjarri në relacionin Suharekë–Duhel (në autostradë). Radiobaza ka njoftuar Stacionin Policor në Suharekë për të dërguar zjarrfikësit, si dhe një patrullë policore në vendin e ngjarjes. Për incidentin është informuar edhe njësiti patrullues i autostradës”, ka deklaruar Bytyqi.

Lidhur me rastin, Bytyqi tha se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të shqetësimit.

“Lidhur me rastin, një qytetare ka kërkuar edhe ndihmën e Ekipit të Urgjencës, pasi ngasësi i kamionit dhe një pasagjer, megjithëse nuk kanë pësuar lëndime, janë në gjendje të shqetësuar”, deklaroi ai teksa shtoi se Stacioni Policor është njoftuar që të orientojë Ekipin e Urgjencës drejt vendngjarjes”, ka thënë Bytyqi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull