Diaspora “motor” i ekonomisë kosovare, në 2024-tën dërguan mbi 1.3 miliardë euro

1 Min. Leximi

Diaspora po vazhdon të jetë ‘motor’ goxha i fuqishëm i ekonomisë kosovare.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Gjatë vitit 2024, mërgimtarët i kanë dërguar në Kosovë hiç më pak se 1 miliard e 355 milionë.

Kështu të paktën thotë raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës i quajtur “Vjetari statistikor”.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Vendi prej nga vijnë më së shumti para është Gjermania me 33. 5 milionë euro, e më pas Zvicra me 20 milionë etj.

Nga viti 2014-të, remitancat kanë shkuar vazhdimisht duke u rritur.

Në atë vit shuma e parave që erdhën në Kosovë ishin 622.3 milionë euro, derisa në vitin 2021, për herë të parë u kalua shifra prej 1 miliard eurove.

 

Image
Image

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull