“Nuk e dimë kur jemi pacient dhe kur jemi mjek”.
Kështu tha psikiatri Kadri Haxhiamza, duke folur për dhunën e pacientëve ndaj mjekëve.
Arsyeja më e shpeshtë pse ndodh kjo, sipas tij, është kur pacientët duan të kontrollohen pa pritur në radhë. Ai tregon edhe një rast ku sulmuesin e ka paraqitur në polici, por më pas e ka tërhequr, pasi siç tha, personi në fjalë nuk i kishte marrë terapitë.
“Pacienti im që nuk e kishte marrë terapinë, e di që është agresiv, erdhi dhe më kapi për fyti nuk ke ku të ikësh në zyrë je, sulm fizik. Tregoj poshtë, e lajmëroj në polici, erdhi policia shumë shpejtë, për ata që nuk e dinë klinik jonë gjendet menjëherë te MPB, intervenuan”, tha Kadri Haxdhiamza, psikiatër.
Kryetarja e Odës së Mjekëve Kalina Grivçeva-Stardellova theksoi se dhuna nuk është zgjidhje edhe atëherë kur pacientët nuk janë të kënaqur me shërbimet. Në vend të kësaj, shtoi ajo, duhet ankesën ta paraqesin te institucionet.
“A është zgjidhje ta rrihni apo t’u rrah dikush, unë mendoj që jo! Ekzistojnë institucione, në secilën shtëpi të shëndetit që quhet drejtor. Pacienti ka absolutisht të drejtë që edhe e bëjnë, të shkruajë të shkruajë ankesë te drejtori, drejtori e ka për detyrim me afat për 2 javë t’i përgjigjet. Ekziston institucion që quhet gjyq, prokurori, secili që nuk është i kënaqur për X arsye ka mundësi ku ta paraqes”, u shpreh Kalina Grivçeva-Stardellova, Kryetare e Odës së Mjekëve.
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se me sukses po zbatohen ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat dhuna ndaj një punonjësit shëndetësor konsiderohet si dhunë ndaj një personi zyrtar dhe përbën vepër penale.
“Do ta përmirësojmë ligjin për termin, sepse prej këtu fillojnë frustrimet, gjithashtu duhet të kemi gjithkund informacione digjitale për pritje që të mund ta di sa do të presë, nëse nuk janë të informuar sa duhet të presin atëherë fillon revolta sa duhet pres, mundet 1 apo 2 orë”, tha Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.
12 marsi është Dita Evropiane kundër dhunës ndaj mjekëve. Të dhënat e Odës tregojnë se vitin e kaluar, ka pasur 3 raportime nga personeli mjekësor për sulme ndaj tyre. Një anketë tregoi se mbi 70% e mjekëve në Maqedoni janë përballur me dhunë në punë, 80% dhunë verbale dhe 7% dhunë fizike. /Tv21

