Kandidati i AKI-së për Sarajin, Blerant Ramadani, paraqiti dy projekte që lidhen me fshatin Rashçe. I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes së kësaj zone, Feride Haxhiu, e cila, me fakte ka dëshmuar se projektet të cilat I ka përmendur Ramadani, e kanë vulën e VLEN-it, dhe se paratë janë ndatë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
“Përkundër realitetit, kandidati Blerant Ramadani mundohet ti paraqesë këto projekte si të gatshme por haron se e vërteta është ndryshe: Këto investime kanë vulën e VLEN dhe janë rezultat i përfaqësimit të drejtë të interesave të Rashçes në qeveri, jo të propagandës së individëve.
Në fshatin Rashçe, për herë të parë pas shumë vitesh, do realizohen investime të mëdha falë përkushtimit dhe angazhimit të koalicionit VLEN dhe mbështetjes së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Rikonstruimi i rrugës Rashçe–Kopanicë investim: 25.611.057 denarë apo (420.000 €) dhe Salla e re multifunksionale Investim: 54.295.110 denarë apo (890.083 €).
Këto dy projekte kapin një shumë prej më shumë se 1.3 milion euro dhe janë dëshmi e qartë se banorët e Rashçes nuk janë harruar, por për herë të parë po marrin investime serioze në infrastrukturë dhe hapësira publike.
Banorët e Rashçes e dinë mirë se për vite të tëra kanë dhënë përkrahje politike, por nuk kanë parë investime konkrete. Vetëm tash, falë ndryshimit që solli VLEN, Rashçja i di të vërtetat dhe nuk mashtrohet më me fjalë boshe!
Rashçja po merr vendin që meriton!”, ka shkruar deputetja Haxhiu.
Deputetja Feride Haxhiu nxjerr zbuluar kandidatin e AKI-së, Blerand Ramadani: Po promovon projekte që mbajnë vulën e VLEN-it

Ndani këtë artikull