Deputeti i VV-së Klinaku falënderon Kasamin dhe Gashin për mbështetjen

1 Min. Leximi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdullah Klinaku, ka ndarë një fotografi nga festa e Pavarësisë, duke falënderuar për mbështetjen Bilall Kasamin e Afrim Gashin.

Në postimin e tij, Klinaku shpreh mirënjohje, siç tha ai, për dy autoritetet nga Maqedonia e Veriut, të cilët e kanë uruar për mandatin e fituar në Kuvend, si dhe për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

“Dy miq të mi dhe dy autoritete të respektuara të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi dhe z. Bilall Kasami, na uruan për mandatin e fituar në Kuvend dhe Ditën e Pavarësisë së shtetit tonë. Faleminderit shumë për gjithë mbështetjen”, ka shkruar Klinaku.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull