Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmeSport

Dëmi kolateral i Edi Ramës dhe Armando Dukës për Kosovën në rastin e Kampionatit Evropian U21

Përditësimi i fundit: 2024/10/01 at 9:37 AM
Publikuar October 1, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Armando Duka e realizoi me sukses atë që ishte paralajmëruar disa muaj më parë. Me iniciativën dhe përkrahjen e tij FIFA vendosi që Shqipëria dhe Serbia të organizojnë Kampionatin Evropian 2027 për ekipet kombëtare U-21. Për herë të parë në histori bëhen bashkë dy vende në këtë event, të cilat ende nuk kanë mundur ta arrijnë paqen midis dy popujve. Po çfarë përfaqëson kjo lidhje e ngushtë midis Shqipërisë dhe Serbisë, tashmë e shtrirë deri te organizimi sportiv i një ngjarjeje kulmore evropiane në këtë fushë?

Duket qartë se kreu i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, zoti Duka, nuk është autori i vërtetë i kësaj iniciative dhe këtij vendimi. Autorët janë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Armando Duka është masha, është personi që i është nënshtruar kërkesës dhe presionit politik të të dy të lartpërmendurve, sidomos Ramës. Nuk dihet arsyeja pse zoti Duka u bë mashë e politikës së Beogradit dhe shërbëtorit të Serbisë në krye të ekzekutivit të Tiranës. Megjithatë duhet analizuar me gjakftohtësi se çfarë përfaqëson ky vendim.

- Reklamim -

Ata që kanë votuar në UEFA për këtë organizim të përbashkët të Shqipërisë dhe Serbisë të eventit sportiv kulmor të atij viti, kanë dëgjuar fjalë paqeje të denja për nobelistë. Psh “Shqipëria e Serbia kanë qenë në konflikt për një shekull dhe tani po arrijnë të pajtohen midis tyre”! Kjo referencë për paqe i ka bërë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s jo vetëm të votojnë, por edhe të ndjehen krenarë që “po i shërbejnë kauzës së paqes në Ballkan e në Evropë”! Ndërkohë Armando Duka e ka ditur dhe e di se e vërteta nuk është kjo. Nëse nuk ia ka thënë shefi i tij, Edi Rama, me siguri që ka patur njerëz të mençëm, midis tyre, Agroni (vëllai i Armandos), të cilët I kanë treguar atij se cilat janë qëllimet dhe të vërtetat e fshehura të kësaj iniciative të trukuar.

Organizimi i kampionatit të futbollit të të rinjve europianë në dy vendet ballkanike Shqipëri-Serbi ka për qëllim izolimin dhe rritjen e presionit ndaj Kosovës për të pranuar narrativën serbe të paqes. Më së paku është përpjekje e rehabilitimit të imazhit të shtetit serb në sytë e opinionit dhe politikës ndërkombëtare. Do të mjaftonte ky impakti i dytë, pra përpjekja për rehabilitimin e Serbisë, që Kosova të shtyhet në dizavantazh në raport me Serbinë në këtë periudhë historike të zgjidhjes së konfliktit në dialog midis këtyre dy vendeve. Ndërkaq organizimi i këtij eventi në dy vendet në veri e në jug të Kosovës ka si qëllim dhe impakt izolimin e saj. Imagjino si ndjehet Kosova në atë kampionat përballë oponionit ndërkombëtar, nëse deri atëherë nuk është vendosur ende paqja midis saj dhe Serbisë? Bota do të thonë: – Po mirë, këta serbët nuk qenkan kaq të këqij e nuk mund të jenë popull e shtet genocidialë, derisa janë kaq miqësorë me shqiptarët e Shqipërisë! D.m.th. bashkëpunimi Serbi-Shqipëri denigron viktimën (Kosovën) dhe jo vetëm rehabiliton agresorin genocidial (Serbinë).

Rama dhe Duka bënë atë që nuk ishte menduar kurrë: – Legjitimuan “argumentin” serb se “Shqiptarët e Shqipërisë janë njerëz të mirë, ndërsa ata të Kosovës janë njerëz të këqij”! Me këtë sentencë ka operuar gjithmonë diplomacia dhe politika serbe në Beograd, madje edhe akademia e kisha. Para 112 viteve na thonin se “Shqiptarët nuk meritojnë shtet, sepse janë njerëz me bisht”! Pas Luftës së Dytë Botërore, kur kaluan periudhën e miqësisë dhe vëllazërisë me Shqipërinë e Enver Hoxhës, ndryshuan koncept e mendim. Thanë se “Shqiptarët e Shqipërisë janë të mirë, ndërsa këta të Kosovës janë të pëqinjtë”! Kreu i FSHF dhe kreu shqiptar i ekzekutivit të Tiranës e bënë këtë fakt të kryer. Narrativa se “Kosovarët janë të këqij” legjitimohet në Tiranë. Kaq do të mjaftonte që ky kampionat të mos organizohej nga Tirana dhe Beogradi në bashkëpunim të ndërsjelltë.

Pas këtij vendimi do të shtohet gjithashtu një mjet tjetër presioni mbi Kosovën në dialogun e saj me Serbinë. “Shihni se çfarë lidhje të ngushtë ekziston midis Shqipërisë dhe Serbisë! Ju jeni shkaktarët e konfliktit dhe problemi në Ballkan”, do të thonë lobuesit serbë në Bruksel dhe Uashington! Kjo qasje ka filluar prej vitesh ndaj Kosovës. Por tashmë do të jetë edhe më e dukshme dhe më publike. Si i tillë, organizimi i përbashkët i kampionatit botëror të futbollit të të rinjve në Beograd e në Tiranë do ta shtojë dozën e akuzave për “destruktivitet” të Kosovës në raport me marrëdhëniet e saj me Serbinë. Lehtëson njëkohësisht pozitën e serbëve në sytë e ndërkombëtarëve, sidomos të atyre ndërkombëtarëve që nuk duan ta shohin e njohin faktin se megjithatë, Serbia është shkaktari i të gjitha grindjeve, konflikteve, luftërave dhe fatkeqësive ballkanike.

Të moshuarit na tregonin historinë e një fshatari, të cilin disa kapo e kishin injoruar. Ky fshatari i injoruar shkonte rrugës duke folur me vete: “Kush ia bën, ia bën vetes”, thoshte e përsëriste vazhdimisht refrenin e tij. Ne shqiptarët gjithçka ia bëjmë vetes, sepse liderët tanë nuk bëjnë llogari në interesat e kombit e të shtetit, por në interesat e tyre personale. Ata përkujdesen për lavdinë dhe prestigjin e tyre në rrafsh ndërkombëtar, pa u shqetësuar fare për interesat kombëtare!

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
ETIKETUAR: #EdiRama, toplajm
3shi.net 1 Tetor, 2024 October 1, 2024
Artikulli i mëparshëm Përballje shumë të forta sonte në Champions League
Artikulli tjetër Djegia e karrigeve të Kuvendit, reagon Rama: Ne mbjellim, ata shkulin e djegin

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Politikë

    Ja çfarë diskutoi Taravari me kryetarët e degëve të ASH-së?

    3shi.net January 19, 2024
    Feta Alimi: Haku do t’ju zë herët a vonë!
    Joshua nokauton Ngannoun
    Tenis/ Jannik Sinner shkruan historinë për Italinë, fiton për herë të parë US Open
    Taravari: Aliu me dostat në Gostivar erdhi me 52 autobus, në Pollog diferenca do të jetë minimum tre deputetë për VLEN-in
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?