Debat i nxehtë në Kuvend për shkollat fetare, Saliu: Ka ardhur koha të mos përsërisim gabimet e së kaluarës

1 Min. Leximi

Në seancën plenare të djeshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim-Ligji për Institucionet e Arsimit të Mesëm të Bashkësive Fetare kaloi në lexim të parë, me mbështetjen e shumicës parlamentare.

“Gjatë debatit, u vu re se për disa deputetë të opozitës ishte e vështirë të besonin se po ofrohet një zgjidhje konkrete dhe e qëndrueshme ligjore për një çështje të tillë. Prandaj, iu drejtova të gjithë kolegëve deputetë me thirrjen që ta mbështesin këtë nismë, si një mundësi për të korrigjuar gabimet e së kaluarës. Edhe ata që votuan kundër e kanë mundësinë të reflektojnë dhe të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre, për të mos u penduar në të ardhmen për një vendim të gabuar që marin sot”, është shprehur deputetja e VLEN-it, Imërlije Saliu.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull