Debat i amendamenteve për ligjet për reforma të administratës në Komisionin për sistem politik

1 Min. Leximi

Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive sot duhet të debatojë për amendamentet e dorëzuara për Propozim-ligjin për të punësuarit në sektorin publik, Propozim-ligjin për nëpunësit administrativ dhe Propozim-ligjin për zhvillim profesional dhe trajnim të nëpunësve administrativ, të gjitha në lexim të dytë.

Pakoja e ligjeve reformuese për administratën, javën e kaluar u miratua në lexim të parë në seancë plenare, sipas Strategjisë për reforma të administratës publike, Planit aksionar të Ministrisë së Administratës Publike dhe Librit të afateve për agjendën evropiane.

- Advertisement -

Shërbimi për shtyp i Kuvendit njoftoi se Komisioni për sistem politik do të mbajë edhe një seancë, në të cilën në rend dite janë Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për çmimet shtetërore dhe Propozim-ligji për plotësimin e Kodit Penal, të dyja në lexim të parë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull