Daut Beqiri realizon premtimin: Linja 55 me transport çdo 25 minuta nga 4 prilli

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës se Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se një nga premtimet kryesore të fushatës zgjedhore tashmë po bëhet realitet.

Ai bëri të ditur se, që nga marrja e detyrës, është angazhuar intensivisht për përmirësimin e transportit publik, duke zhvilluar takime dhe komunikim të vazhdueshëm me përfaqësues të Ndërmarrja Qarkulluese Publike Shkup.

Sipas tij, pas kërkesës zyrtare të komunës, është arritur marrëveshje që linja 55 të funksionojë rregullisht dhe me orar të saktë, duke filluar nga 4 prilli, me frekuencë çdo 25 minuta.

Beqiri e cilësoi këtë si një hap konkret drejt përmirësimit të jetës së përditshme të qytetarëve dhe lehtësimit të qarkullimit.

“Vazhdojmë me punë konkrete për qytetarët”, theksoi ai.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull