Daut Beqiri i VLEN-it fiton në Haraçinë me mbi 30 vota epërsi ndaj kandidatit të AKI-së

1 Min. Leximi

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Haraçinës, Daut Beqiri, ka dalë fitues në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke mposhtur për një diferencë të ngushtë kundërkandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Skënder Isufi.

Sipas të dhënave paraprake nga të dyja shtabet, Beqiri ka shënuar një fitore me epërsi prej 32 votash.

Por nga rezultatet e publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nga 85% të votave të numëruara, Beqiri ka siguruar 2.103 vota, që përfaqëson 49,44% të votave të vlefshme, ndërsa Isufi ka marrë 2.028 vota, ose 47,67%.

Fitorja në Haraçinë vjen si pjesë e një performance më të gjerë të koalicionit VLEN në disa komuna me shumicë shqiptare, ku garat kanë qenë të ngushta dhe me rivalitet të theksuar mes forcave politike shqiptare.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull