Cristiano Ronaldo ka fituar gjyqin ndaj Juventus për pagat. Gjykata e Torinos ka detyruar zonjën e vjetër që ti paguajë portugezit 11 milionë euro, shumë e cila nuk është paguar kur Ronaldo ishte pjesë e Juventus.
Cristiano Ronaldo, ka fituar betejën gjyqësore me juventus. Gjykata e Torinos i ka dhënë të drejtë, portugezit për pagat e pa marra. Ajo ka vendosur në favor të sulmuesit dhe për këtë arsye, juventus duhet ti paguajë 11 milion euro.
Gjyakata e Torinos hodhi poshtë ankesën e klubit bardhezi kundër një vendimi të arbitrazhit të vitit 2024, i cili i urdhëroi ata të paguanin 9.7 milionë euro, që sëbashku me interesat, shkon në total prej 11 milionë eurosh.
Ronaldo u largua nga zonja e vjetër në vitin 2021. Juventus i ende detyrohej portugezit 19.6 milion euro nga periudha e COVID-it, duke e shtyrë Ronaldon të ndërmerrte veprime ligjore.
Në prill të vitit 2024, paneli i arbitrazhit vendosi që Juventusi duhet t’i paguante Ronaldos gjysmën e asaj shume, 9.8 milionë euro, pasi marrëveshja private midis klubit dhe ish-lojtarit të tyre, e cila u hetua gjithashtu nga autoritetet italiane, nuk përfshinte firmën e Ronaldos.
Juventusi do të duhet të mbulojë gjithashtu shpenzimet ligjore, të cilat arrijnë deri në 80 mijë euro.

