Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

CNN: Në sulmin në Rafah u përdor bomba amerikane, GBU-39

Përditësimi i fundit: 2024/05/29 at 9:24 PM
Publikuar May 29, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Televizioni amerikan, CNN, duke u mbështetur në analizën e pamjeve nga vendi i sulmit izraelit ndaj një kampi të personave të zhvendosur në Rafah të Gazës dhe në mendimin e ekspertëve të armëve, raporton se në këtë rast është përdorur municion i prodhuar në ShBA.

Të paktën 45 persona u vranë dhe mbi 200 të tjerë u lënduan pas shpërthimit të zjarrit që pasoi nga një sulm i ushtrisë izraelite në periferi të qytetit më jugor të Gazës, shumica gra e fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza dhe mjekëve palestinezë, raporton televizioni CNN.

- Reklamim -

Në pamjet e siguruara nga televizioni CNN shihen pjesë të mëdha të kampit në Rafah në flakë, shumë burra, gra e fëmijë duke kërkuar me furi strehë nga sulmi me ankth. Trupa të djegur, përfshirë disa të fëmijëve, mund të shihen duke u nxjerrë nga rrënojat nga punëtorët e shpëtimit.

Në video të shpërndara në rrjete sociale, të cilat televizioni CNN i ka lokalizuar në skenën e njëjtë përmes ndërlidhjes së hollësive, përfshirë shenjën në hyrje të kampit dhe tjegullat në tokë, shihet bishti i një bombe amerikane të tipit GBU-39, sipas katër ekspertëve të armëve shpërthyese, të cilët e analizuan videon për televizionin CNN.

Bomba GBU-39, që prodhohet nga kompania “Boeing”, është municion me precizitet të lartë, “e dizajnuar për të sulmuar shënjestra me rëndësi strategjike” dhe rezulton në dëm të vogël kolateral, tha eksperti i armëve, Chris Cobb-Smith. Megjithatë, ai shtoi se “përdorimi i çfarëdo municioni, edhe i kësaj madhësie, gjithmonë do të shkaktojë rreziqe në një zonë me popullsi të dendur”.

Trevor Ball, ish-anëtar i lartë i ekipit për largimin e municioneve në Ushtrinë e ShBA-së, gjithashtu e identifikoi pjesën si fragment i bombës GBU-39.

Edhe numrat serikë të mbetjeve të municionit ndërlidhen me një prodhues të pjesëve të bombës GBU-39 me seli në Kaliforni të ShBA-së.

Dy ekspertë të tjerë të armëve shpërthyese – Richard Weir, hulumtues i lartë i krizave dhe konflikteve në organizatën “Human Rights Watch”, dhe Chris Lincoln-Jones, ish-oficer artilerie në Ushtrinë Britanike – e identifikuan fragmentin si pjesë e një bombe GBU-39 të prodhuar në ShBA, kur e analizuan videon për televizionin CNN./Nacionale

TOP Lajmet

Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
3shi.net 29 Maj, 2024 May 29, 2024
Artikulli i mëparshëm Gjykata amerikane do të dëgjojë sfidat për ndalimin e mundshëm të TikTokut në shtator
Artikulli tjetër Mexhiti: Të gjithë liderët e VLEN-it do marrim përgjegjësi, liderët këtë herë nuk do rrinë në Reçicë

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Ramadani: Festën e 28 nëntorit në RMV u munduan ta dëmtojnë, duke tentuar të shkaktojnë destabilizim

    3shi.net December 1, 2024
    Kosova ndan bonusin e fundvitit, nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët deri në 16 vjeç
    Shqiptarët pushtojnë ‘Championsin’ – plotë 14 fubollistë do të luajnë në fazën e parë
    Shtëpia e Bardhë: Zjarri i forcave izraelite ndaj palestinezëve që presin ndihmë është “incident serioz”
    Zeqirija Ibrahimi: Nuk e largojmë askënd nga puna pse është punësuar nga BDI-ja!
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?