Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Çmimet e larta, në Maqedoni mund të mbijetosh, por jo të jetosh

Përditësimi i fundit: 2024/03/24 at 4:10 PM
Publikuar March 24, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Çmimet e produkteve ushqimore mbeten akoma të shtrenjta. Edhe pse pas heqjes së çmimeve të garantuara nuk pati një rritje të re drastike, por edhe këto aktuale mbeten shumë lartë nga standardi i qytetarëve. Kjo bëri të rritet shporta e konsumit për 25 euro vetëm muajin e fundit, ndërsa për një familje 4 anëtarë kostoja e jetesës mujore me gjithë qiranë kalon 1,200 euro. Ajo që rritet me hapa të ngadalshëm janë pagat. Në mars vetëm 40 euro do rritet paga minimale, dhe krahas harmonizimit me të edhe pagat në sektorin publik do rriten njësoj për rreth 60 mijë të punësuar. Por sektori privat mbetet gjithashtu larg arritjes së ritmit të shtrenjtimeve. Andaj ekspertët këtë e shohin si problem të ikjes së qytetarëve.

“Tanët ankohen përse njerëzit shkojnë, dhe kur ta shihni më thellë këtë problem ekonomik, njerëzit shkojnë atje ku fitojnë më shumë. Në Maqedoni mund të mbijetosh, nuk mund të jetosh, nuk mund të zhvillohesh”, tha Lubomir Kekenovski, Profesor Universitar Ekonomik.

- Reklamim -

Nga Odat Ekonomike, thonë se bizneset po tkurren nga masa të shumta të shtetit. Ata thonë se fuqia prodhuese vendore është e ulët prandaj kjo ndikon në rritje të çmimeve sepse gjithçka importohet. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, thonë se shteti nuk duhet të merret vetëm me masa ndëshkuese për bizneset por të krijojë kushte konkurruese që vetë të rregullohet tregu i lirë.

“Ndryshimet e çmimeve që bëhen, ndodhin pikërisht nga mungesa e kapaciteteve vendore prodhuese. Përskaj gjitha këtyre ngritje të çmimeve të kemi leverdi më tepër të importojmë sesa të prodhojmë. Çdo gjë në vendin tonë është më e shtrenjtë në raport me shtetet më të zhvilluara dhe tregtarët kanë më llogari të importojnë të gatshme e jo të prodhojmë”, u shpreh Durim Zeqiri, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Një stabilizator i çmimeve pritet të bëhet përmes Ligjit për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare. Kryetarja e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës, Ana Nikolloska, tha se në ligj janë theksuar se cilat janë praktikat e padrejta tregtare dhe për parandalimin e tyre do të ketë punësime të reja. Në afat prej 6 muajsh do të harmonizojë gjitha aktet nënligjore për zbatimin e tij, ndërsa gjobat do jenë deri 20 mijë €.

“Bëhet fjalë për 26 praktika të padrejta tregtare dhe Komisioni për zbatim efikas të këtyre dispozitave do të ketë tre punësime të reja. Më tej, sipas nevojës do të ketë ndryshim të sistematizimit të stafit aktual”, tha Ana Nikoloska, Kryetare e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës.

Një ligj i tillë është duke u zbatuar në Slloveni, Kroaci dhe Bullgari, ku paga mesatare është shumë me e lartë krahasuar me pagat tona. Edhe Mali i Zi nga prilli ka miratuar ngrirje e marzhës së fitimit të rreth 500 artikujve të çmimeve me pakicë, paga mesatare në Mal të Zi është 814€, ndërsa minimumi 450€. Tregtarët e rrjeteve të super marketeve që nga koha e pandemisë e deri në masat e ngrirjes së çmimeve, kanë shtrenjtuar ushqimoret deri nga 35-70% pa deklaruar fatura të kostove aq të larta të shpenzimeve./Alsat.mk

TOP Lajmet

Aliti: Largimi nga Qeveria për t’u bashkuar me BDI-në nuk është kompromis politik
Lajme Politikë
Kasami: VLEN ka fituar identitet të vetin, ata që largohen humbin peshën politike
Lajme Politikë
Ibrahimi: Komunat e udhëhequra nga BDI nga inati nuk aplikojnë në fonde, në këtë mënyrë dëmtojnë qytetarët
Lajme Politikë
Ibrahimi: Taravarit i ofruam t`i ndaj vet komunat si dëshiron ai
Lajme Politikë
ASH nis mbledhjen vendimtare, mungon Arben Fetai
Lajme Politikë
Gashi përkujton Komandant Harun Aliun: Kushtrimi i tij vazhdon të jehojë si frymëzim për brezat
Lajme Politikë
ETIKETUAR: #jetesa, #shtrejtimi, çmimet
3shi.net 24 Mars, 2024 March 24, 2024
Artikulli i mëparshëm Vuçiq përkujton bombardimet e NATO-s: Për 78 ditë na shkatërruan vendin
Artikulli tjetër A duhet bankat e Maqedonisë së Veriut të përdorin gjuhën shqipe? Ministria e Drejtësisë hesht

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Spasovski: Na ndajnë vetëm dy javë, t’i ndihmojmë të rinjtë të kapin valixhet ose t’i përveshim mëngët dhe ta sjellim Evropën këtu!

    3shi.net April 23, 2024
    VMRO-ja nuk do t’i mbështesë propozim ligjet e LSDM-së
    Mexhiti fton mërgimtarët në takim në Çarshinë e Shkupit
    Apple ka plane të reja për të rritur fitimet, merr vrull projekti për një robot tavoline
    Oda e Zejtarëve të RMV: Të luftohet ekonomia e zezë
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Komandant Hoxha për Taravarin: Kur ta zan bishtin me der, ndron busulla e politikës, që ç’ke me ta!

    May 13, 2025
    LajmePolitikë

    Aliti: Largimi nga Qeveria për t’u bashkuar me BDI-në nuk është kompromis politik

    May 12, 2025
    LajmePolitikë

    Kasami: VLEN ka fituar identitet të vetin, ata që largohen humbin peshën politike

    May 12, 2025
    LajmePolitikë

    Mexhiti godet Taravarin: Ti nuk po kthehesh tek populli, po kthehesh tek lista e zezë, je dëshpërim i cdo shqiptari

    May 12, 2025
    LajmePolitikë

    Ibrahimi: Komunat e udhëhequra nga BDI nga inati nuk aplikojnë në fonde, në këtë mënyrë dëmtojnë qytetarët

    May 12, 2025
    LajmePolitikë

    Ibrahimi: Taravarit i ofruam t`i ndaj vet komunat si dëshiron ai

    May 12, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?