Çmenduri e Bam Adebayo në NBA, shënoi 83 pikë ndaj Washington Wizards, kaloi 81 pikët e Bryant, përpara është vetëm Chamberlain

3 Min. Leximi

Bam Adebayo përjetoi një mbrëmje historike në fitoren e Miami Heat ndaj Washington në kampionatin e NBA. Basketbollisti i skuadrës nga Florida shënoi plot 83 pikë personale në këtë ndeshje duke kaluar kuotën e 81 pikëvë të shënuar nga legjenda e basketbollit amerikan, Kobe Bryant, ndërkohë që përpara tij është mitiku Wilt Chamberlain me 100 pikë.

Por jo vetëm kaq, Adebayo në sfidën ndaj Wizards vendosi edhe rekord për gjuajtjet e lira të shënuar, 36 në 43 tentativa. Ndërsa 22 tentativat në gjuajtjet për 3 pikë poziciononen në vendin e tretë në klasifikimin special.
Bilanci personal i Adebayo në këtë ndeshje është i destinuar të hyjë në librin e historisë së basketbollit; 83 pikë, 9 topa në tabelë, 3 asist, 2 topa të vjedhur, 2 stopime, 20 gjuajtje të sakta në 43 tentativa, 7 gjuajtje nga 22 nga distanca e 3 pikëve dhe 36 gjuajtje të lira nga 43 dhe të gjitha këto në më pak se 42 minuta totale të luajtura.

‘Wilt, unë dhe pastaj Kobe. Duket çmenduri’-ishte komenti i Bam Adebayo për mbrëmjen e paharrueshme që përjetoi ku shënoi 83 pikët që ia shkuajnë emrin e tij në librin e historisë së NBA, ndërkohë që Miami e fitoi ndeshjen ndaj ëashingtonit me rezultatin 150-129
‘Për mua bëhej fjalë vetëm që të ruaja qetësinë, të isha i përqendruar dhe të kuptoja se mund të arrija diçka speciale-tregon Adebayo-por nuk mendoja se do të ishin 83 pikë. Por të përjetosh këtë moment është surreale sepse ta bësh në shtëpinë tënde, përpara nënës sime, njerëzve të mi, tifozëve, është një shenjë në histori që do të kujtohet gjithmonë’.
Rekordi personal i Adebayo përpara kësaj ndeshjeje ishte 41 pikë, një rekord që ai e theu në pjesën e parë. Adebayo e nisi me 31 pikë në periodën e parë, arriti në 43 pikë në pushimin e ndeshjes, 62 në fundin e periodës së tretë dhe 83 në fundin e ndeshjes
‘Bam bam bam’-shkruante në rrjetet sociale LeBron James që dikur ka qenë pjesë e Miami Heat me ‘The King’ që në 3 mars të 2014 vendosi rekordin e pikëve të shënuara në një ndeshje për skuadrën nga Florida me 61 pikë. Rekordin e mëparshëm në këtë sezon e kishte Nikola Jokic me Denver të regjistruar në ndeshjen me Minnesotën ditën e Krishtlindjes, ndërkohë që lojtari i fundit që arriti të shënojë 62 pikë në 3 periodat e para ka qenë Kobe Bryant në 20 dhjetor të 2005 në sfidën ndaj Dallas.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull